‘Shqipëria, një Venezuelë e udhëhequr nga narko-diktatura’, Balliu: E kemi mundësinë dhe fuqinë ta heqim vetë Ramën!

Veprimet kundër regjimit të Nicolás Maduros në Venezuelë po konsiderohen si një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane, një paralajmërim i drejtpërdrejtë se ajo që i ndodhi Maduros “mund t’i ndodhë edhe liderëve të tjerë autoritarë që bëjnë lojëra me presidencën amerikane”.

Në qendër të këtij zhvillimi të ri gjeopolitik, vendoset një paralele e frikshme mes Venezuelës dhe Shqipërisë, thekson ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu.

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Bled Markut, deputeti demokrat tha se të dyja vendet përshkruhen si “narkoshtete” të drejtuara nga “narkodiktatura”, të cilat kanë shkatërruar jetët e familjeve, kanë varfëruar qytetarët dhe kanë detyruar një eksod masiv të të rinjve.

Shembulli i Venezuelës, ku rreth 25% e popullsisë është larguar, sipas Balliut, shihet si një pasqyrë e zymtë e realitetit shqiptar. Sipas tij, ngjashmëritë mes regjimit të Maduros dhe qeverisjes së Edi Ramës janë tronditëse.

Lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet ndërkombëtare të drogës janë bërë gjithnjë e më evidente, teksa pritja e familjes Hysa, e lidhur me kartelin famëkeq Sinaloa dhe e sanksionuar nga SHBA, në Kryeministri, cilësohet si një provë e pakundërshtueshme e këtyre lidhjeve.

Paradoksalisht, thuhet se kartelet shqiptare nën Ramën kanë arritur një fuqi aq të madhe, sa kanë sfiduar edhe vetë kartelet e Maduros në territorin e tyre, duke bërë që ky i fundit të shpallte publikisht “luftë” ndaj influencës në rritje të tyre. Nga pikëpamja e strukturimit të narkoshtetit, Shqipëria, shtin ndër të tjera Balliu, mund ta ketë tejkaluar edhe modelin e Venezuelës.

Sipas tij, Presidenti Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Sekretarin e Shtetit, kanë bërë të qartë se SHBA nuk do të tolerojë më regjime që bashkëpunojnë me kartelet, dëmtojnë bizneset amerikane dhe sfidojnë Uashingtonin.

Aksioni amerikan në Venezuelë shihet si një shpresë për të gjithë ata që luftojnë kundër krimit dhe narkoshteteve, ndërsa administrata Trump thekson deputeti Balliu ka treguar se nuk ndalet te fjalët, por ndërmerr veprime konkrete.

Kjo pikënisje e re shënon fillimin e një misioni global për çlirimin e popujve nga narkodiktaturat, dhe Shqipëria, për shkak të situatës së saj, është pa dyshim pjesë e këtij misioni.

Kishte dyshime që Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump janë të qartë në misionin e tyre për shpëtimin e botës nga narkoterroristët. Një ndër ta, nga këta narkoterroristë ishte dhe Maduro. Siç është në Shqipëri edhe Edi Rama, ndërtimi i narkoshtetit dhe i narkodiktaturave, ka provuar që të jetë një nga diktaturat më të egra, që shkatërron jetët e familjeve, varfëron, ëh, qytetarët në mënyrë të skëterrshme dhe i detyron ato të largohen. Për shembull për Maduron, burimeve zyrtare dhe publike tanimë, rreth 25% e popullatës së Venezuelës ishte larguar, përgjithësisht të rinj. Që është e njëjta gjë që ndodh edhe në Shqipëri, sepse jemi në një paralele të frikshme midis narkoshtetit në Venezuela dhe narkoshtetit në Shqipëri. Midis Maduros dhe Edi Ramës këtu ngjashmëritë janë të frikshme dhe kjo tregon momentin e trishtë ku ndodhet vendi jonë, momentin kritik ku ndodhet vendi jonë, problemet thelbësore që ka vendi jonë dhe qytetarët tanë. Në këtë aspekt, ky aksion është një shpresë për të gjithë ata që luftojnë kundër narkoshtetit dhe kundër narkodiktatorëve. Është një shpresë për të gjithë ata që luftojnë drogën, që luftojnë krimin, është një shpresë për çdo qytetar i cili është në një diktaturë dhe shpreson të jetë i lirë. Qartazi, administrata Trump jo vetëm flet, jo vetëm evidenton, por ajo ndërmerr akte konkrete dhe sot një popull i tërë është i lirë, siç është Venezuela, për shkak të këtij aksioni të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Shtetit e bëri të qartë që për të gjithë ata që kishin dyshime, tha, presidenti Trump, tha, është një president serioz që i ndërmerr aksionet e tij në bazë të diskutimeve, analizave që ka bërë ndër vite. Dhe ne kemi qenë të qartë në misionin tonë, tha sekretari i Shtetit, dhe të gjithë ata që mendonin që që kjo administratë po tallej me këto diskurse apo me këto akuza, sot ka marrë përgjigjen. Tani, ajo çfarë vlen për t'u, edhe për t'u diskutuar është që shumë shpejt do të shikoni se si forumet Woke në të gjithë botën që financohen nga George Soros, tani, kanë filluar të akuzojnë Shtetet e Bashkuara se nuk ka lidhje me drogën, por ka lidhje me naftën, kanë filluar të krijojnë konspiracionet e radhës, për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, për të mbrojtur Maduron. Dhe mos u habisni kur të shihni këta të lëvizjes Woke që do të dalin nëpër Europë apo në gjithë botën me bluzë Free Maduro. Mos u habisni as për këtë, sepse pse është e çuditshme? Të, sepse janë, nuk duhet të habitemi sepse është e njëjta konjukturë kombëtare dhe ndërkombëtare që ka mbështetur narkodiktaturat, në veçanti në, në Shqipëri. Për të gjithë ata që pyesin pse nuk ka ndodhur, pse nuk po ndodh kjo me Edi Ramën.

Tani specifikisht Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar edhe për vetë Sinaloan, që është një organizatë terroriste, e kanë shpallur si të tillë dhe vetë Hysa është shpallur non grada dhe për pastrim parash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kjo administratë që luftën e ka me drogën, ndryshe nga administrata tjetër që e kishte luftën me kundërshtarët e George Sorosit. Në këtë aspekt, në këtë aspekt kjo, ëh, kjo pikënisje e re, ky vit i ri shënon një mision tanimë mbarë global për shpëtimin e vendeve dhe popujve nga narkodiktaturat. Ndër ta jemi dhe ne. Pse e them këtë? Shiko, e vërtetë është ajo që thatë ju që Sinaloa ishte në zyrën e kryeministrit dhe kjo nuk është habi. Dhe për të gjitha këto ka dokumenta, ka një verifikim që jo vetëm janë pastruar paratë e drogës së Sinaloas këtu, por janë pastruar paratë e karteleve më të frikshme të botës janë pastruar në kryeqytet. Maduro vetë ishte në një luftë me kartelet shqiptare sepse po merrnin pjesën e karteleve të tij. Pra, kartelet e Ramës po kalonin dhe kartelet e Maduros.

I kishin bërë sfidë dhe ai ka bërë një deklaratë publike për këtë. I ka sulmuar publikisht që ne duhet të ndalojmë influencën e karteleve shqiptare. Dhe ai i shpalli luftë karteleve shqiptare, karteleve të Edi Ramës, sepse kishte hallin që këto kartele tani po më mbysin dhe mua. Pra Rama nga pikëpamja e karteleve dhe e drogës është edhe më lart se sa Maduro. Sepse ai ka bërë namin, kartelet në Ekuador, ju keni vetëm në Ekuador të arrestuar nja pesë persona dhe të ekzekutuar gjashtë të tjerë që janë shqiptarë. Pra, në këtë aspekt, Rama në të gjitha pikat e lidhjeve me kartelin dhe të narkoshtetit i ka plotësuar dhe i ka tejkaluar edhe vetë Maduron. Tani ata që thonë që pse s'po ndodh për Edi Ramën, unë them, a të presim dhe ne këtu 25 vjet? S'kemi pse të presim ne 25 vjet. Ne e kemi mundësinë dhe e kemi fuqinë që ta heqim vetë.

Është njësoj siç janë, kanë qenë vendet komuniste, diktaturat komuniste. Pra ishte Rusia, ishte Bashkimi Sovjetik, ku ishin Kazakistanit, të gjitha një sistem kishin, ishte Shqipëria, vend komunist, ishte Rumania, vend, ishin të gjitha me të njëjtin sistem. Dhe në rastin konkret është Shqipëria, është Venezuela dhe ka dhe të tjera. Ka qenë Noriega. Domethënë është, sot për qytetarët shqiptarë ajo që i vlen janë këto dy pika. E para, tanimë dhe ata vetë mund të shikojnë ngjashmërinë që po, jemi në një narkoshtet. Njësoj dhe ne. Dhe e dyta mund të shikojë, po të kontrollojë mediat amerikane. Dhe e dyta është që qytetarët shqiptarë tanimë kanë një shpresë që këtu po luftohen narkodiktaturat. Nuk është më ajo që kemi parë më përpara, kur akuzohej Saimir Tahiri për përfshirje me drogën, me kushërinjtë e me miqtë e me kanabizimin e shtetit dhe shkonte bënte fotografinë në Shtëpi të Bardhë. Nuk është më ajo kohë. Kjo kohë ka rënë. Tani jemi në fazën ku shteti më i fortë i botës ka vendosur të shpëtojë popujt që jetojnë në narkodiktaturë.

Dhe vjen s'vjen, po të duam ta bëjmë sot. Ne e kemi në dorë sot. S'kemi pse të presim njeri. Fuqinë e kemi, njerëzit janë, opozita është, ne gati jemi. Unë këtë po them që ne s'kemi pse të presim 25 vite. Ajo çfarë patjetër vjen në mbështetje të qytetarëve shqiptarë është dhe mbështetja e këtij vullneti për të luftuar narkodiktaturat. Dhe nuk duhet të, nuk duhet të harrojmë që shumë nga problematikat që sot janë të evidentuara dhe janë tanimë të faktuara, jo shumë vite më parë as nuk mendoheshin që ishin të vërteta. Kemi pasur një sulm galopant ndaj çdokujt që fliste për narkoshtet. Qoftë në rangun kombëtar, po edhe në rangun ndërkombëtar. Tanimë kjo fazë është e tejkaluar. Është faktuar lidhja e këtij pushteti me drogën, është faktuar narkoshteti si sistem në Shqipëri, se mjafton të shikosh AKSHI-n.

Mjafton të shikosh Ergy Sagasin, i cili pa pasur ndonjë pozicion, drejtonte gjithçka tek një nga segmentet themelore të sigurisë kombëtare. Nëpërmjet tij, kartelet merrshin para, ky është narkoshtet. Ku institucionet e shtetit vjen në shërbim të kartelit dhe karteli financon institucionet e shtetit dhe këto të dyja bëjnë bëjnë biznes me njëra-tjetrën në kurriz të qytetarëve. Ky është sistemi i narkoshtetit. Këtu patjetër nuk ka zgjedhje. Unë nuk mund të them që nuk ka pasur reagim nga Shtetet e Bashkuara se do ishte e rremë dhe do ishte e padrejtë me atë që po bëjnë Shtetet e Bashkuara në ndihmë edhe të Shqipërisë. Është rasti i parë në Shqipërinë pluraliste, ku Shtetet e Bashkuara nuk kanë përgëzuar për zgjedhjet në Shqipëri apo qeverinë. Është hera e parë në histori, nuk ka ndodhur.