", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/04/auto_Screenshot_2026-01-04_1239441767526799.png", "width": 900, "height": 623 } }

Kur qëllimi justifikon mjetin/ Si portieri i Barcelonës shtyu shokun e skuadrës për të shmagur golin e sigurt (VIDEO)

Barcelona fitoi 2-0 ndaj Espanyolit në derbin katalanas, por portieri i saj, Joan García, u bë viral për mënyrën se si shpëtoi portën e tij nga një gol pas vetëm 20 minutash lojë.

Barcelona festoi fitoren në derbin e madh të Katalunjës, me Dani Olmo-n dhe Robert Leëandoëski-n si protagonistë, të cilët shënuan të dy golat e ndeshjes.

Megjithatë, momenti më viral ndodhi në mbrojtjen e ‘blaugranave’, ku portieri i ekipit shpëtoi skuadrën e tij nga një gol i sigurt i vendasve.

Joan García u ofendua nga tifozët vendas, por bëri një paraqitje të jashtëzakonshme dhe e çoi Barcelonën drejt fitores. Për të mbajtur portën e paprekur, García shtyu shokun e skuadrës, Gerard Martin, drejt topit për të bllokuar gjuajtjen e kundërshtarit. E në këtë rast, qëllimi e justifikoi mjetin.