Adriatik Lapaj nis protestën para kryeministrisë
‘Shqipëria bëhet’ ka nisur protestën e saj përpara kryeministrisë, ndërsa disa qytetarë i janë bashkuar thirrjes së kryetarit të kësaj force politike, Adritaik Lapaj për t’i bërë ballë regjimit të Edi Ramës.
Adriatik Lapaj, i cili prej disa javësh qëndron para kryeministrisë në shenjë protestë ndaj abuzimeve qeveritare, nisi këtë të dielë tubimin përpara godinës së qeverisë.
Prej netësh të tëra, Lapaj qëndron para Kryeministrisë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së tij kundër qeverisë.