Plumba në mes të qytetit: E mitura plagoset në Gjakovë, arratiset i dyshuari

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë është regjistruar mbrëmjen e 3 janarit 2026 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Sipas Policisë, një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre meshkujve kosovarë. Si pasojë e të shtënave, një kalimtare e rastit, e mitur, është goditur nga një predhë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Hetimet janë duke vazhduar.