Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete pranë Mbrostarit
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në bypass-in e Fierit, pranë fshatit Mbrostar. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur nga pas një furgon, ndërsa të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim.
Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale.
Njëri prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar për verifikime të mëtejshme, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.