Pa energji dhe me vështirësi në qarkullim, problemet rikthehen në Qarkun Shkodër

Reshjet e shiut dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë nxjerrë edhe një herë në pah problemet e përsëritura infrastrukturore në Qarkun Shkodër. Në disa zona vijojnë ndërprerjet e energjisë elektrike, ndërsa në segmente të caktuara rrugore janë konstatuar vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zonat malore dhe rrugët dytësore.

Problematikat më të theksuara raportohen në Bashkinë Malësi e Madhe, ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, si dhe në Bashkinë Shkodër, në zonën e Prekalit dhe Kirit, ku situata mbetet problematike. Ndërkohë, në akset malore, përfshirë Bogë–Theth, qarkullimi paraqet vështirësi për shkak të kushteve atmosferike.

Situata po monitorohet, ndërsa banorët përballen edhe një herë me pasojat e mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes në infrastrukturën bazë.

Njoftimi:

Situata në territorin e Qarkut Shkodër, dt.04.01.2026 ora 10.00.

Bashkia Shkodër 
* Në territorin e bashkisë Shkodër nuk evidentohen problematika përveç rrugës së Prekalit dhe Kirit, ku grupet e punës janë në terren duke punuar për zgjidhjen. 
•Aksi Bogë–Theth është i kalueshëm. Mjetet duhet të jenë të pajisur me goma dimërore, nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore.

 Bashkia Malësi e Madhe 
•Në territorin e kësaj bashkie vijojne reshjet e shiut me të shoqëruara me erë. 
•Ka probleme me furnizimin me energji elektrike në fidrat Zagorë, Vrakë dhe Kelmend. 
Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

 Bashkia Fushë-Arrëz 
•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.

 Bashkia Vau Dejës 
* Vijijnë reshjet shiut me intensitet të ulët. 
Situata paraqitet pa probleme në të gjitha njësitë administrative.

 Bashkia Pukë 
•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.

 Akset rrugore 
•Aksi Koplik–Bogë dhe Dedaj–Razëm: Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit ka pasur reshje shiu. Qarkullimi kryhet normalisht, pa problematika. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.
•Aksi Bogë–Theth, Kryesisht në zonën e Qafë Thores gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren.
•Aksi Tamarë–Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Ka prezencë gurësh në disa segmente, ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren dhe po vijojnë pastrimin. 

 DRV Shkodër 
Sipas informacioneve nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve nën administrimin e DRV Shkodër, nuk raportohen probleme me qarkullimin rrugor.

 Druk Lezhë 
•Nga 65 mm reshje shiu në 24 orë, nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura,  dhe Digën e Rezervuarit të Shkodrës. 
•Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, Rezervuari i Shkodrës dhe prurjet në përrenjt kryesorë janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. 
•Hidrovorët e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në gatishmëri për punë me kapacitet të plotë.