", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/04/auto_211201598-976f405a-15eb-4250-b04c-ea46a30506e81767512544.avif", "width": , "height": } }

Ezio Greggio shpërthen ndaj Juventusit: Dy sulmues që nuk vlejnë sa një i vetëm

Barazimi 1-1 i Juventusit ndaj Lecce-s në “Allianz Stadium” ka shkaktuar reagime të forta, mes tyre edhe ai i Ezio Greggio-s, një nga tifozët më të njohur bardhezinj. Aktori dhe prezantuesi italian ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër dy sulmuesit e rinj të ardhur në verë, David dhe Openda, por edhe drejtuesit e klubit.

Ndeshja u vendos nga episodet: David gaboi keq një penallti, ndërsa Openda, në minutat e fundit, shpërdoroi një rast të artë përballë portës pothuajse bosh. Për Greggio-n, këto momente janë prova se Juventusi ka bërë zgjedhje të gabuara në merkato. Ai ironizoi drejtuesit, duke shkruar madje edhe në frëngjisht, me pretendimin se ata “nuk njohin as italishten dhe as futbollin”.

Sipas tij, Juventusi ka “dy sulmues që nuk vlejnë sa një i vetëm”, duke i akuzuar se luajnë pa logjikë dhe pa menduar, madje edhe në situata vendimtare si penalltitë. Greggio thekson se problemi nuk është loja, pasi Luciano Spalletti ka përmirësuar dukshëm manovrën dhe mentalitetin e skuadrës, por mungesa e një qendërsulmuesi të besueshëm po e penalizon rëndë ekipin.

Në fund, ai krahason sulmin aktual me atë të Juventusit kampion para gjashtë vitesh, kur në repartin ofensiv luanin emra si Dybala, Mandzukic dhe Higuain. Një mesazh i ashpër, por i mbyllur sërish me besnikëri: #ForzaJuve.