Sulmi amerikan/ Macron: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros!
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, reagoi mbi aksionin e ushtrisë amerikane në Venezuelë, duke deklaruar se “populli i Venezuelës sot është çliruar nga diktatura e Nicolás Maduro” dhe mund të ndihet i lehtësuar.
Në postimin e tij në X, Macron theksoi se pushteti i kapur nga Maduro dhe shkelja sistematike e lirive themelore kanë minuar për vite të tëra dinjitetin e vetë qytetarëve.
Gjithashtu Macron shtoi se dita e ardhshme në Venezuelë duhet të shënohet nga një tranzicion i qetë dhe demokratik, me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve. Ai shprehu shpresën që Edmundo González Urrutia, i zgjedhur në 2024, të mund të sigurojë këtë tranzicion shpejt dhe në mënyrë të qetë, duke rikthyer normalitetin institucional në vend.
Ndërkohë presidenti francez theksoi gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e Francës në rajon dhe se Parisi mbetet i angazhuar dhe i gatshëm për çdo situatë. Prioritet kryesor, sipas tij, mbetet siguria e shtetasve francezë që ndodhen në Venezuelë gjatë këtij momenti të pasigurt.