Operacioni ‘kirurgjikal’/ Dalin FOTO-t e Trump duke ndjekur në Mar-a-Lago kapjen e Maduros

Shtëpia e Bardhë publikoi sot foto nga rezidenca e presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago, ku ai dhe ekipi i tij monitoruan në kohë reale operacionin “Absolute Resolve” që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij nga forcat elitare Delta Force në Karakas.

Në imazhe, Trump shihet pa kravatë dhe me këmishë të bardhë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë çdo zhvillimi të aksionit.

Në një nga fotografitë, pranë tij qëndron sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa një tjetër foto, e bardhë e zi, pasqyron rëndësinë e momentit.