‘Bota sot më mirë se dje, falë ShBA’/ Bardhi: Narko-regjimi i Maduros mori goditjen e merituar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, komentoi kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga ShBA, duke e cilësuar si një fitore për drejtësinë dhe lirinë.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi shkruan se “bota sot është më mirë se dje, si gjithmonë falë SHBA-së”, duke theksuar se çdo regjim që mban pushtet përmes karteleve të drogës dhe shtyp qytetarët do të përballet me të njëjtin fat si Maduro.

Ai nënvizon se pushteti është për t’i shërbyer qytetarëve, jo për të ndërtuar perandori të rreme që shemben shpejt, dhe se mesazhi i kësaj ngjarjeje është i qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë.

Postimi i plotë:

Bota sot është më mirë se dje! Si gjithmonë falë SHBA-së!

Narkoregjimi i Maduros mori sot goditjen e merituar, dhe sikurse paralajmëroi Presidenti Tramp fatin e tij do të ketë çdo regjim i ngjashëm, që mban pushtet përmes karteleve të drogës për të shtypur e varfëruar qytetarët e tij.

Pushteti është mjeti për ti shërbyer qytetarëve, jo për të ndërtuar perandori të rreme për veten, që shembet vetëm në një sekond.

Mesazhi është i qartë dhe domethënës për këdo ka veshë të dëgjojë, edhe pse këto orë nuk kishte gojë për të folur!