Venezuelasit do të jenë ‘të pasur, të pavarur dhe të sigurt’, thotë Trump
“Partneriteti” i SHBA-së me Venezuelën do ta bëjë popullin e Venezuelës “të pasur, të pavarur dhe të sigurt”, thotë Trump gjatë një konference për media, në lidhje me sulmin amerikan për të kapur narko-diktatorin Nikolac Maduro.
Venezuelasit që jetojnë në SHBA do të jenë “jashtëzakonisht të lumtur”, shton ai.
“Ata nuk do të vuajnë më,” u thotë ai gazetarëve.
Trump e quan Maduron një “diktator të paligjshëm”, i cili ishte përgjegjës për sjelljen e “sasive kolosale të drogës ilegale vdekjeprurëse” në SHBA dhe e akuzon atë se mbikëqyrte kartelin Cartel de los Soles.
Maduro më parë i ka mohuar me forcë këto akuza, duke thënë se nuk është udhëheqës i ndonjë karteli.