Kapja e Maduros nga SHBA/ Albana Vokshi: Koha e maskave po mbaron

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke komentuar kapjen e Nicolas Maduro nga SHBA, ka theksuar se demokracia nuk mund të funksionojë me standarde të dyfishta.

“Autokratët njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj. Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj. Koha e maskave po mbaron”, shkruan Vokshi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur propaganda shembet dhe e vërteta del në dritë.

Autokratët njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj.

Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj.

Koha e maskave po mbaron.