VIDEO-SYRI TV/ Historia tragjike e nënës nga Kukësi dhe djalit të saj individ: Duam një jetë dinjitoze

Zhera Vllaçi jeton me qira në Kukës me djalin e saj invalid, Filipin, duke u përballur çdo ditë me vështirësi ekonomike dhe pasiguri për strehimin. Për Vitin e Ri 2026, kërkesa e saj e vetme është të rikthehet në shtëpinë e saj dhe t’i sigurojë djalit një jetë më dinjitoze.

SYRI TV

Në një banesë me qira në lagjen numër 1 të qytetit të Kukësit, Zhera Vllaçi jeton me djalin e saj, Filipin, i sëmurë dhe i paaftë për punë. Brenda këtyre mureve, fundviti nuk sjell festë apo gëzim, por heshtje dhe shqetësim për ditën e nesërme.

Filipi mbeti invalid në të dyja këmbët pas një aksidenti të rëndë disa vite më parë dhe sot lëviz me ndihmën e protezave. Nënë e bir jetojnë me qira, pasi, sipas Zherës, banesa e saj është zaptuar nga ish-bashkëshortja e djalit.

Për të siguruar jetesën, Zhera çdo ditë del në tregun e qytetit, ku shet rroba të përdorura. Pensioni që përfiton nuk mjafton për të përballuar shpenzimet e përditshme, ndërsa barra bëhet edhe më e rëndë nga një kredi prej 5 milionë lekësh të vjetra, që e ka marrë për qira, fatura dhe ilaçe.

Në ditët e ndërrimit të viteve, kur shumica presin më shumë nga e nesërmja, kërkesa e Zherës është vetëm një të kthehet në shtëpinë e saj dhe t’i japë djalit një strehë të sigurt.

Historia e Zherës dhe Filipit mbetet një thirrje për solidaritet dhe përgjegjësi njerëzore.