Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro dhe gruaja e tij do gjykohen në SHBA për trafik droge dhe armësh

BBC

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi, deklaroi se udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruaja e tij, Cilia Flores, do të përballen me akuza penale pas një padie të ngritur në Nju Jork.

Maduro, thotë ajo, është akuzuar për "konspiracion për narko-terrorizëm, konspiracion për importimin kokaine, posedim të mitralozave dhe pajisjeve shkatërruese, dhe konspiracion për posedim të mitralozave dhe pajisjeve shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara".

"Ata së shpejti do të përballen me forcën e plotë të drejtësisë amerikane, në tokën amerikane, në gjykatat amerikane", shton Bondi, por nuk tregon se për çfarë është akuzuar gruaja e tij.

"Një falënderim i madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e pabesueshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës", shton ajo.