Simbolika e amerikanëve kundër narko-diktatorëve/ Maduro u kap fiks 35 vite pas arrestimit të Noriegës

Presidenti Trump njoftoi kapjen e presidentit venezuelas, Nicolás Maduro, të shtunën herët në mëngjes, saktësisht 35 vjet pas ditës kur forcat amerikane arrestuan një tjetër udhëheqës të Amerikës Latine të akuzuar penalisht, diktatorin e ndjerë panamez Manuel Noriega.

Dikur aleat i SHBA-së dhe informator i CIA-s, Noriega udhëhoqi Panamanë gjatë pjesës më të madhe të viteve 1980, por ra në kundërshti me Uashingtonin në fund të sundimit të tij për shkak të akuzave për trafik droge.

Ish-presidenti George H.W. Bush urdhëroi ushtrinë amerikane të pushtonte Panamanë në fund të vitit 1989, çka e detyroi Noriegën të fshihej në ambasadën e Vatikanit, përpara se të dorëzohej te autoritetet amerikane më 3 janar 1990.

Ai u dënua në SHBA për akuza për trafik droge dhe kaloi 20 vjet në një burg amerikan, përpara se të dërgohej në Francë për të vuajtur një dënim për pastrim parash, dhe më pas në Panama, ku u burgos për vrasje dhe akuza të tjera.

Noriega vdiq në Panama në vitin 2017./CBS NEWS