VIDEO/ Gurorja po i merr frymën banorëve, por qeveria e ka ‘xhan’ pronarin

Me qindra banorë në një fshat në Korçë, janë mbuluar nga pluhuri i një guroreje e cila është kthyer në makthin e tyre.

Pavarësisht denoncimeve të shumta që janë bërë nga banorët e zonës së Gollobordës në Korçë, qeveria nuk ka lëvizur as gishtin më të vogël për tu ardhur në ndihmë njerëzve, për shkak  se pronari i gurores mbrohet nga Rama.

Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.

Statusi i Berishës:

Krim i shemtuar mjedisor shteteror!

Shikoni çfare i bene gurorja e qeveritareve mjedisit ne Korçe!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

"pershendje Z.Berisha Kisha nje mesazh per rilindjen e rames shiko cfar behet ne nje fshat te Korces kjo gurore po mbyt njerezit me plur dhe shteti dhe qeveritaret e kan xhan pronarin dhe nuk reagojne fshati e ka emrin GOLLOBERDE (BURIMAS) njesia administrative Pojan Bashkia Maliq,gurorja e ka emrin FAVINA"