Jepet dënimi për gazetarin shqiptar që u kap me drogë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’1 muaj për Mentor Shukin, gazetarin e kapur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i të dyshuarit, Asdren Bytyqi.

Po ashtu, lajmi për arrestin e shtëpisë ndaj të pandehurit M.Sh, është bërë publik edhe nga vetë Gjykata e Prizrenit.

Gjykata saktëson se i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.