Bllokohet edhe aksi Prekal – Ura e Shtrenjtë, ARRSH-ja e Ballukut dhe bashkia e Becit në 'gjumë'
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, janë regjistruar rrëshqitje masive dherash në aksin rrugor Prekal – Ura e Shtrenjtë, duke sjellë bllokimin e plotë të qarkullimit.
Sipas burimeve në terren, situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së rrugës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ku prej kohësh nuk janë marrë masa parandaluese për stabilizimin e shpatit dhe pastrimin e kanaleve kulluese.
Dëmtimet e shkaktuara nga rrëshqitjet kanë bërë që rruga të jetë aktualisht e pakalueshme, duke izoluar banorët e zonës dhe duke rritur rrezikun për sigurinë e tyre. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ARRSH lidhur me ndërhyrjen për zhbllokimin e aksit, ndërsa Bashkia Shkodër thjeshtë njofton qytetarët për bllokimin e aksit rrugor.