Objektivi i Barcelonës për mbrojtjen do të kushtojë 70–80 milionë euro

Barcelona thuhet se ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Interit dhe të Kombëtares italiane, Alessandro Bastoni, për merkaton e verës së ardhshme. Lajmi raportohet nga gazetari Matteo Moretto përmes Radio MARCA.

25-vjeçari konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë dhe është një objektiv prioritar për klubin katalanas. Megjithatë, deri tani nuk ka nisur asnjë negociatë mes Barcelonës dhe Interit, ndërsa çdo lëvizje do të varet nga situata financiare e ‘blaugranave’ kur të hapet merkatoja verore.

Çmimi i Bastonit pritet të jetë mes 70 dhe 80 milionë eurove. Ndërkohë, vetë lojtari është aktualisht në bisedime për rinovimin e kontratës me Interin, klub me të cilin ka një lidhje të fortë dhe ku ndihet i identifikuar plotësisht.

Një transferim i tillë do të jetë shumë i vështirë për Barcelonën, pasi rregullat e “financial fair play” dhe buxheti i kufizuar do të luajnë një rol vendimtar në çdo vendim. Për këtë arsye, drejtuesit katalanas po shqyrtojnë edhe alternativa më të përballueshme financiarisht.

Mes emrave të monitoruar nga skuadra e drejtuar nga Hansi Flick përmendet edhe mbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck, i cili shihet si një opsion më ekonomik krahasuar me Bastonin.