I dehur dhe i dhunshëm: Rreh gruan dhe vajzat, arrestohet shqiptari në Milano
Një shqiptar, 54 vjeç, është arrestuar për dhunë në familje nga karabinierët e Tenenzës së Cologno Monzese (Milano) dhe është ri-dërguar në burg me urdhër të prokurorisë së Monzës. Ngjarja ndodhi ditët e fundit në një komunë të periferisë së Milanos.
Burri, me precedentë penalë, fillimisht ka rrahur gruan dhe më pas vajzat e tij, të cilat përpiqeshin të mbronin nënën.
Banorët e lagjes njoftuan policinë pas dëgjimit të ulërimave nga familja. Në momentin e mbërritjes, karabinierët e gjetën burrin të dehur dhe të paqëndrueshëm.
Gruaja dhe vajzat kanë deklaruar se, nuk ishte hera e parë që ndodhte dhuna. Pas sulmit ndaj gruas, burri e tërhoqi për flokësh, ndërsa vajzat, të frikësuara, u përpoqën ta ndihmonin nënën, por edhe ato u dhunuan nga babai.
Dhunimet ndaj familjes kishin vazhduar prej kohësh.