FBI parandalon një sulm i mundshëm terrorist për natën e Vitit të Ri në Karolinën e Veriut
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e SHBA-së njoftoi sot se një sulm i mundshëm terrorist në Karolinën e Veriut u parandalua në natën e Vitit të Ri.
Zyra e FBI-së në Charlotte, në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, njoftoi në rrjetet sociale se sulmi i mundshëm, i cili u parandalua, ishte “frymëzuar drejtpërdrejt” nga Shteti Islamik, raporton CBS.
Njoftimi i FBI-së vjen më pak se tre javë pasi zyrtarët në Kalifornian Jugore akuzuan katër anëtarë të një grupi antiqeveritar të ekstremit të majtë se dyshohet se kanë komplotuar një seri sulmesh me bomba në natën e Vitit të Ri.