VIDEO-SYRI TV/ Krimi i rëndë/ 50-vjeçari vrau gruan me dhunë në banesë, i dha fund jetës në garazh...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin gjatë ditës së sotme.
Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Llogora Xhebroj, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Pas ngjarjes, gruaja është dërguar në spital, ndërsa bashkëshorti i saj, Soso Xhebroj, është kthyer më pas në banesën e tyre, ku i ka dhënë fund jetës me pistoletë.Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së kësaj tragjedie familjare, ndërsa hetimet vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Orikum/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.