KAOS në Elbasan - Trafik i rënduar në të gjithë qarkun/ Aksi drejt Librazhdit shumë problematik

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm rrugët kryesore të qytetit të  Elbasanit vijojnë të mbeten në kaos për shkak të trafikut.

Akset më problematike mbeten autostrada Tiranë-Elbasan në afërsi të Bradasheshit, Kryqëzimi i Cerrikut dhe aksi nacional Elbasan-Librazhd në afërsi të zonës së Mirakës. Mungesa e bypass-it dhe e rrugëve dytësore për fshatrat përreth e komplikon më tej situatën.

Ne aksin Librazhd - Qafë thanë këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë.

Aktualisht, në Dragostunjë ka prezencë të akullit dhe policia rrugore ndodhet në krye të detyrës për të menaxhuar situatën dhe ardhur në ndihmë mjeteve që bllokohen. Vijon lëvizja e ngadaltë në të dy krahët.