FOTO/ Kërkohet nga Juventus dhe Tottenham, Real Madridi i vë çmim të lartë lojtarit

Sipas të përditshmes sportive madrilene, “Marca”, Real Madrid u ka bërë me dije klubeve të interesuara se Mateo Kovacic mund të shitet për 25 milionë euro.

Më parë është raportuar se Kovacic do të largohet nga Real Madrid, pasi nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidanes.

Ish-futbollisti i Interit dhe Dinamo Zagrebit kërkohet nga Juventus dhe Tottenham.