FOTO - ‘Rruga e Kombit’ si varrezë makinash/ Akulli ka pushtuar asfaltin, asnjë mjet që hedh kripë nuk është në terren
Me dhjetëra makina jan aksidentuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotshëm pasi kanë qene duke udhëtuar na aksion e Rrugës së Kombit.
Prezenca e shumë e akullit në rrugë ka bërë që të ndodhin rreth 20 aksidente.
Ndërkohë që askush nuk është kujdesuar që rrugëve tu hidhet kripë. Asnjë mjet që shërben për këtë punë nuk është shikuar në terren.
Ndërkohë që edhe policia e ka shumë të vështirë të regjistrojë të gjithë ngjarjet e përplasjeve të makinave.
Në njërën nga fotot që kanë mbërritur në radaksinë e Syrit duket që edhe një mjet që shërben për mirëmbajtjen rrugore në mënyrë të veçantë të sinjalistikës ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal
Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.
Ata kërkojnë që autoritetet shtetërore të marrin masa urgjente për pastrimin e rrugës, hedhjen e kripës dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve, pasi rreziku për aksidente mbetet i lartë.