VIDEO/ Rruga me akull - Përmbyset autobusi në afërsi të Rrëshenit

Nuk ndalen aksident këtë mëngjes. Pas ngjarjes së rëndë në Lezhë - Shkodër ku humbën jetën dy persona, djegies së makinë në aksin Elbasan - Tiranë, kësaj here në Rrugën e Kombit është kthyer përmbys një autobus.

Në pamjet e siguruara nga Syri tv duket mjeti i rrëzuar në anë të rrugës dhe dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë akulli që është në rrugë si pasojë e motit të keq dhe mungesës së borëpastrueseve që mbulojnë këtë aks e që duhet të hedhin kripë në rrugë.

Moti i keq me temperatura te ulta ka krijuar ngrica ne Rrugën e Kombit. Kjo ka sjellë si pasojë që autobusi është përmbysur në afërsi të Rrëshenit

Dyshohet se ka disa persona të plagosur.