Aksidenti tragjik në Lezhë - Shkodër - Pamjet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga automjeti. Raportohet se edhe dy persona kanë mbetur të plagosur, bëhet fjalë për një grua dhe një fëmijë.
Syri tv ka sigurura pamjet nga vendngjarje ku duken makinat që janë bërë copë nga përplasja që siç mendohet ka qene shumë e fortë.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.