Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humbin jetën dy persona - dy të tjerë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Dhe dy persona të tjerë janë plagosur e dyshohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Për nxjerrjen e trupave kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilët më pas u morën me ambulancë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.