Një foshnje asfiksohet nga zjarri në Ulzë. Banorët në rrezik, apelojnë për ndihmë

Zjarri në Ulzë ka marrë përmasa të mëdha duke vënë në rrezik shtëpitë dhe jetët e banorëve. Banorët e Ulzës kanë bërë thirrje urgjentë për ndihmë, pasi jeta e tyre dhe gjithçka tjetër është në rrezik.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe. Ndërkohë që më e rrezikuar është familja Sefgjini, ku flakët janë vetëm 5 metra larg banesës së tyre. Aktualisht është asfiksuar një foshnje nga zjarri, si dhe 10 të tjerë janë në rrezik.

Ndërkohë që një ditë më pa4rë ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili denoncoi këtë rast, pasi prej 10 ditësh qeveria nuk kishte marrë asnjë masë për fikjen e zjarreve në zonën e Ulzës, pavarësisht thirrjes së banorëve.

Ndërkohë që në ndihmë të banorëve kanë shkuar 25 forca ushtarake të cilat janë nisur nga mali i matit. Por forcave ushtarake ju duhen dy orë që të mbërrijnë në vendngjarje.