Si inteligjenca ukrainase mashtronte shërbimet ruse me komandantin ‘e vdekur’ rus që lufton për Ukrainën?
Komandanti i Korpusit Vullnetar Rus, Denis Kapustin, rezulton të jetë gjallë, njofton inteligjenca e Ukrainës në një deklaratë të fundit.
Kapustin, i njohur për rolin aktiv në radhët e luftëtarëve opozitarë rusë, ishte raportuar më parë si objekt i një operacioni për likuidim nga shërbimet sekrete ruse.
Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ukrainase, u shpreh se uron komandantin e Korpsit Vullnetar Rus dhe ekipin e tij të inteligjencës për suksesin e një mashtrimi të sofistikuar.
Sipas raportimeve, ekipi ukrainas arriti të mashtrojë shërbimet e sigurisë ruse, duke i bërë ato të paguanin 500 mijë dollarë për një “eliminim” të rremë të Kapustinit.
Ky operacion jo vetëm që dërgon një mesazh të fuqishëm për aftësitë e inteligjencës ukrainase, por gjithashtu dobëson moralin dhe besueshmërinë e shërbimeve ruse.
Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky incident tregon nivelin e lartë të aftësive të operacioneve të inteligjencës ukrainase dhe rëndësinë e përdorimit të strategjive të avancuara për të ndikuar mbi kundërshtarët.
Suksesi i këtij operacioni, i cili duket si një “luftë psikologjike”, mund të ketë pasoja afatgjata për dinamiken e brendshme në radhët e forcave të Rusisë.
The commander of the Russian Volunteer Corps Denis Kapustin is alive, Ukraine’s intelligence says.
Kyrylo Budanov congratulated the RDK commander and the intelligence team that tricked Russian security services into paying $500,000 for his supposed “elimination.” https://t.co/qyeT8VG1TP pic.twitter.com/3goqVUnNDo