E tepruan me alkoolin natën e Vitit të Ri, nga Shkodra në Vlorë dhjetra qytetarë përfundojnë në urgjencë
Rastet e intoksikimit të lidhura me konsumimin e alkoolit janë kryefjalë në urgjencat spitalore në periudhën e ndërrimit të viteve.
Në Shkodër 44 persona kërkuan ndihmën e mjekëve për t’u përballur me komplikacionet e incidenteve të festës.
Në Elbasan janë shënuar disa raste të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit. Krye infermiereja e urgjences se Elbasanit Bukuri Shqau shprehet se në festa rastet që paraqiten janë nga më të ndryshmet.
Në Vlorë një numër i konsiderueshëm rastesh lidhet edhe me dehjen nga konsumimi I pijeve alkoolike, ku fluksi më i lartë i paraqitjeve është regjistruar pas orës 05:00 të mëngjesit. Dy prej të dehurve që kanë marrë mjekim janë shtetase të huaja që nuk kanë dhënë gjeneralitetet në spital
Në Fier rreth 25 të rinj janë paraqitur ne gjendje te dehur ne urgjencen e Spitalit me simtoma te intoksikacionit. Sipas burimeve spitalore te rinjte kane qene kryesisht te grupmoshes 20- 30 vjeç, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.
Apeli i bluzave të bardha është për kujdes të shtuar ndaj virozave dhe konsumit të alkoolit gjatë festave.