Aksidenti tragjik në Gjirokastër, nesër i jepet lamtumira tre të rinjve

Do tu jepet nesër lamtumira tre të rinje të cilët humbën jetën në aksidentin tragjk të ndodhur në aksin aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, në orët e para të 1 janarit 2026.

Martin Dulaj do të varroset në fshatin Veliqot ora 11.00.

Anxhelo Ruçi në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00.

Klajdi Myftari në varrzat e qytetit Majosh ora ora 12.00.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:18 të 1 janarit. 

Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar vdekjen e Klejdi Myftarit  Anxhelo Ruçit dhe Martin Dulajt. Sipas policisë Myftari dhe Ruçi udhëtonin në një automjet tip Volksëagen ndërsa Dulaj dhe Demiri me automjetin tip Mercedez Benz. Paraprakisht policia dyshon për lëvizje me shpejtësi të lartë të mjeteve, por nga ana tjetër, në këtë aks rrugor mungon sinjalistika dhe ndriçimi.

Kush janë viktimat?

Klejdi Myftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor.

Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, i cili po udhëtonte me Klejdin. 

Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Martin Dulaj, 25-vjeçari  po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, ndërsa kjo e fundit shpëtoi nga aksidenti tragjik.