Digjet banesa në Gjegjan të Pukës/ 5 anëtarë të familjes mbeten jashtë
Flaket e zjarrit kanë përfshirë një banesë në Gjegjan të Pukës.
Ngjarja ndodhi në lagjen Haxhiaj të njësisë administrative Gjegjan, teksa mesohet se largësia e zonës me qendren e Pukës dhe terreni e bën të pamundur ndërhyrjen në kohë të sherbimit zjarrfikës.
Nga zjarri është djegur plotësisht banesa dhe 5 anëtarët e familjes kanë mbetur nën qiell të hapur.
Do të jetë policia që do hetojë shkaqet e zjarrit.