Bllokoi 2 ditë rrugën/ Hiqet autoboti me gaz, hapet pika kufitare e Qafë Thanës
Është hapur gjatë pasdites së sotme pika kufitare e Qafë Thanës e cila ishte e bllokuar prej 30 dhjetorit pasi një autobot me gaz u përmbys duke bllokuar rrugën.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Strugë-Qafë Thanë, rreth 3 kilometra nga dogana maqedonase
Aksidenti ndodhi dy ditë më parë dhe pavarësisht përpjekjeve, është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare.
Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.