Aksi Tiranë - Elbasan bllokohet nga trafiku, radhë kilometrike që në orët e para të 2026

Viti i Ri 2026 ka nisur me stresin e përhershëm të drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve në rrugët e vendit.

Radhë kilometrike, trafik i rënduar dhe pritje të gjata ka pasur sot në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet kanë krijuar një karvan të gjatë në segmentin e daljes nga Elbasani.

Mungesa e infrasktrukturës së duhur nga kthimi i këtij aksi kombëtar në një hinkë për shkak të mos investimit për ndërtimin e unazës madhe të Elbasanit, pasiviteti i Policisë nga shkaqet kryesore të një trafiku të rënduar në këtë aks thuajse çdo ditë.