SYRI TV/ Bebet e para të 2026 janë vajza, mjektët: Gëzojnë shëndet të plotë

Dy bebet e para që erdhën në jetë në vitin 2026 janë vajza, të cilat lindën në dy maternitete të ndryshme të kryeqytetit. Njëra prej tyre u lind në Maternitetin “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, ndërsa tjetra në Maternitetin “Kiço Gliozheni”. Mjekët konfirmuan se të dyja vajzat gëzojnë shëndet të plotë.

Lindja e parë u regjistrua vetëm pak çaste pasi akrepat e orës shënuan mesnatën e 1 janarit. Mjeku Fatmir Kopani dha më shumë detaje rreth këtij momenti të veçantë.

Në maternitetin “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, kryeinfermierja e pranishme gjatë lindjes zbuloi edhe emrin e vajzës së parë të lindur në vitin 2026, sipas raportimit të Syri TV.

Ndërkohë, në spitalin “Kiço Gliozheni” u regjistruan dy lindje: njëra me operacion dhe tjetra natyrale, duke sjellë në jetë një vajzë dhe një djalë. Mjeku Rezart Ajazi dha detaje për gjendjen e fëmijëve dhe për kujdesin e stafit të spitalit, gjithashtu për Syri TV.

Të dyja vajzat e para të vitit 2026 shënuan një fillim të shëndetshëm dhe të lumtur të vitit të ri, duke gëzuar familjet e tyre dhe stafet mjekësore.