Festa e Vitit të Ri përfundoi në tragjedi në Tepelenë/ Mes viktimave nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër, ku një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin Gjirokastër–Tepelenë i mori jetën tre të rinjve, ndërsa një vajzë mbeti e plagosur rëndë.
Personi që shfaqet në foto është Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Ai ishte djali i shefit të policisë Rami Ruçi dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, raporton TCH.
Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Në automjetin tip Volkswagen udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, të cilët fatkeqësisht humbën jetën nga plagët e marra.
Ndërkohë, në mjetin tjetër tip Mercedes-Benz udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.