Qytetarët në mbarë botën kanë festuar për Vitin e Ri 2026 me spektakle fishekzjarrësh, koncerte e tubime të ndryshme. Reuters sjell disa fotografi nga më pikantet të festimeve nga vende të ndryshme të botës.
1 Spektakël fishekzjarrësh në Ral Al Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe më 1 janar 2026.
2 Këngëtarja dhe aktorja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, merr pjesë në festimet zyrtare në Times Square të Nju Jorkut më 31 dhjetor 2025.
3 Spektakël fishekzjarrësh në Sidnej të Australisë për Vitin e Ri.
4 Qytetarët festojnë për Vitin e Ri pranë një katedraleje në qendre të Moskës në Rusi më 1 janar 2026.
5 Një çift duke festuar për Vitin e Ri, para orës policore për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Kiev, 31 dhjetor 2025.
6 Njerëzit shikojnë ndezjen e fishekzjarrëve pranë Piramidës së Gizës, në periferi të Kajros, gjatë festimeve për Vitin e Ri më 1 janar 2026.
7 Disa persona duke festuar pranë Koloseumit në Romë në prag të ndërrimit të motmoteve më 31 dhjetor 2025.
8 Njerëzit duke shikuar koncerte dhe spektakël fishekzjarrësh për festimin e Vitit të Ri në Hong Kong.
9 Festimet për Vitin e Ri në Selanik të Greqisë.
10 Disa persona duke vallëzuar e duke festuar në Makati të Filipineve më 1 janar 2026.
11 Fishekzjarrë të ndezur për Vitin e Ri në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
12 Festimet në Qytetin e Nju Jorkut më 1 janar 2026.
13 Dy gra festojnë teksa shikojnë fishekzjarrët në plazhin Kopakabana në Brazil.
14 Njerëzit shikojnë fishekzjarrët në portin e Valparaisos në Kili gjatë festimeve për Vitin e Ri.
15 Kështu u prit Viti i Ri në Abixhan të Bregut të Fildishtë.