'Çmendet' PSG, ofron zyrtarisht 180 mln euro për këtë super-sulmues

Ende pa u tharë boja e firmës së Neymarit në kontratën e re, Paris Saint Germain është e gatshme për të kryer një tjetër blerje të bujshme.

Skuadra franceze nuk po njeh limite pasi tashmë kërkon që ketë në skuadër edhe Mbappe. Dje ka pasur një takim me të dyja klubeve, teksa i kanë propozuar edhe një ofertë zyrtare: 180 milionë euro.

Al-Khelaifi ka ndërmend që këtë verë të shpenzojë më shumë se 400 milionë euro në merkato, teksa mesa duket ëndërron që të ndërtojë një skuadër për Champions.