VIDEO/ Nata e ndërrimit të viteve, Rilindja lë në terr edhe Librazhdin e Prrenjasin

Mungesë të energjisë elektrike pak nga nata e ndërrimit të viteve ka pasur edhe në Librazhd.

Raportohet se nga mungesa e energjisë elektrike shumë banorë dhe familje në zonën e Shpatit në Prrenjas, janë me orë të tëra pa rryëm elektrike.

Deri më tani nuk dihen arsyet e ndërprerjes së energjisë, ndërsa OSHEE hesht përballë kësaj situate aspak normale, ndërsa familjet presin të ulen në sofrën e ndërrimit të viteve.

Sakaq në Sarandë është regjistruar edhe një incident, ku një kabinë elektrike ka marrë flakë, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të shuar flakët dhe mospërhapjen e zjarrin në pallatin ku ka marrë flakë kabina, duke rrezikuar edhe jetën e dhjetëra banorëve në këtë bllok pallatesh.

Pak nga nata e ndërrimit të viteve, shumë zona në Durrës janë pa energji elektrike.

Kjos situatë vijon prej katër orësh, ndërsa më të prekura janë shumë lagje të qytetit bregdetar, ashtu sikurse edhe Spitalla dhe gjysma e Porto Romanos.

Gazetarja e Syri Tv, Albana Aliaj raporton se ndërprerja e energjisë elektrike në lagjet e Durrësit ka rezultuar që prej orës 16.00, ndërsa në zonën e Spitallës e Porto Romanos, energjia është ndërprerë që prej orës 17.00.

Probleme janë raportuar edhe në zonat e Rrashbullit dhe Nishtullës në Durrës, ku qytetarët vuajnë mungesën e energjisë elektrike që prej paradites së kësaj të mërkure, ora 11.00, pa llogaritur dhe temperaturat nën zero, duke bërë që shumë familje t’i mbajnë shpresat te drutë e zjarrit

Ende nuk ka një infromacion, lidhur me ndërprerjen e energjisë nga ana e OSSHEE-së, ndërsa kjo situatë është tashmë një refren i përsëritur jo vetëm në Durrës, por dhe në zona të tjera të vendit përgjatë vitit që po lëmë pas.