Zelensky: Ne besojmë në paqe dhe luftojmë për të!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar qytetarët e vendit të tij, me rastin e Vitit të Ri 2026.

Në mesazhin e urimit, përcjellë në kanalin e tij në Telegram, Zelensky thotë se është besimplotë në arritjen e paqes, pasi vetëm falë ushtarëve po luftohet për të.

'Një vit po kalon së shpejti, i bërë i mundur falë mbrojtësve tanë', citohet të ketë thënë Zelensky.

Gëzuar Vitin e Ri, të dashur ukrainas!

Volodymyr Zelensky e shkroi këtë në një mesazh të postuar në kanalin e tij Telegram, të shoqëruar nga një foto e tij me veshje tradicionale pranë një pemeje Krishtlindjesh me gruan e tij, Olena.
"Një vit tjetër po mbaron, i shënuar nga përkushtimi dhe qëndrueshmëria, parimet dhe puna e përditshme e ukrainasve", shkroi ai.

Një vit "i bërë i mundur falë mbrojtësve tanë, atyre që e mbrojtën atë jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë ata që vlerësojnë lirinë dhe dinjitetin".

"Le të ecim përpara së bashku me atë që na lidh: përvojën dhe kujtesën, gjuhën tonë amtare, shpresën dhe besimin. Ne sjellim me vete aftësinë për të bashkëpunuar dhe njerëzimin, diçka që, pavarësisht gjithçkaje, mbetet", përfundoi ai./ ANSA.