Tepelena: Shpopullimi alarmant dhe korrupsioni po rrezikojnë të ardhmen dhe sigurinë kombëtare
Aktivisti Andi Tepelena ka ngritur shqetësime serioze mbi situatën sociale, ekonomike dhe politike në vend, duke e cilësuar shpopullimin si një nga problemet më të rënda me të cilat përballet vendi sot.
Në një intervistë në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, duke iu referuar një studimi të OKB-së, ai theksoi se ndonëse turizmi e rendit Shqipërinë në vendin e 79-të nga 140 vende të botës, realiteti i largimit masiv të qytetarëve tregon një tjetër pamje. Sipas Tepelenës, ikja e mjekëve, studentëve dhe shtresës së mesme, si dhe dëshira e madhe e të rinjve për t’u larguar menjëherë pas përfundimit të studimeve, janë tregues të një dështimi të thellë institucional. Ai e lidh këtë situatë me nivelin e lartë të korrupsionit në administratë dhe mungesën e reagimit të institucioneve për çështje që prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
Andi Tepelena: Turizmi e rendit Shqipërinë të 79 midis 140 vendeve të botës, sipas një studimi të OKB-së, por për edhe numrin e shqiptarëve të larguar. Janë, largohen mjekët, largohen shtresa e mesme, domethënë, kemi një shpopullim që është i frikshëm dhe kjo është, është vërtet alarmante. Kemi studentët që ikin. Sipas një sondazhi 79% e studentëve do të dëshironin të iknin sapo të mbaronin diplomën. Dhe kjo, kjo nuk është, kjo tregon për dështimin social, ekonomik, politik të qeverisë. Kjo është problemi kryesor sot. Kemi një qeveri e cila është e korruptuar dhe ka një emër, një emër të përbashkët kjo. Korrupsion.
Të gjitha mekanizmat, agjencitë e shtetit duke filluar nga AKSHI që kuptohet që është një minierë e tmerrshme korrupsioni. Ishte paralajmëruar faktikisht dhe nga Arben Ahmetaj, po si duket nuk i kishin vënë kaq shumë rëndësi peshë denoncimit të tij, sepse ishte, kishte ardhur pikërisht nga një që i bënte pjesë këtij sistemi të korruptuar, por fakti po tregon që kjo është një minierë korrupsioni dhe mbi të gjitha ka, ka minuar dhe sigurinë kombëtare. Kjo është një shqetësim shumë i madh që e kam unë si qytetar, por e kemi ne të gjithë shqiptarët. Të dhënat që dolën në shesh para disa vitesh, ku u fol sikur ishin iranianët, por dhe për këtë nuk ka prova të forta, mund të jenë iranianë, mund të jenë shërbime të tjera sekrete, nuk e dimë, por është minuar siguria kombëtare. Dhe më e rënda është se nuk është mbledhur asnjëherë nga presidenti, nuk është thirrur Këshilli Kombëtar i sigurisë. Pavarësisht se është kërkuar nga disa parti politike e të tjera, nuk kemi pasur një takim të tillë.
Po të paktën vlerë simbolike do e kishte, të paktën do e kishte një vlerë simbolike. Pavarësisht se e dimë që është një president që nuk ka, ka vetëm çelësat e kashtës. Nga 2009-ta, nga marrëveshja e 2009-ës, i është hequr çdo lloj presidenti në kuptimin e atributeve institucionale i është hequr, është thjesht një vend honorifik.