Festat sjellin trafik të rënduar në Gjirokastër
Në qytetin e Gjirokastrës është krijuar trafik i shtuar gjatë ditëve të fundit, kryesisht si pasojë e ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit.
Lëvizja e automjeteve është rritur ndjeshëm në akset kryesore të qytetit, si dhe në hyrje-daljet e tij, duke sjellë vonesa dhe vështirësi në qarkullim.
Sipas korrespondentit të SYRI, pritet që fluksi i lartë të vijojë edhe në ditët në vijim.