Kombi i largët i Paqësorit, vendi i parë në botë që mirëpret vitin 2026
Është pjesë e kombit të Oqeanit Paqësor, Kiribati, i vendosur në jug të Havait dhe në verilindje të Australisë. Është i përbërë nga disa atole - shkëmbinj koralorë në formë unaze - dhe shtrihet në një gjatësi prej gati 4,000 km nga lindja në perëndim.
Kiribati (shqiptohet Kiribass) u bë i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979.
Eshtë shtëpia e rezervës më të madhe detare të Paqësorit Jugor, shumë prej atoleve janë të banuara; shumica e tyre janë shumë të ulëta dhe në rrezik nga rritja e nivelit të detit si rezultat i ngrohjes globale.
Arkipelagu ka një popullsi prej rreth 116,000 banorësh. Megjithëse ndodhet pothuajse direkt në jug të Havait, Kiribati feston Vitin e Ri një ditë të tërë më herët.