Gjenden nga Policia dy fëmijët e humbur

Dy vëllezërit 10 dhe 12-vjeçarë nga Kombinati i Tiranës, që kishin humbur prej së dielës, janë gjetur sot në mesditë nga Policia në rrugët e Bllokut. Ata tani ndodhen pranë nënës së tyre në gjendje të mirë.

"Në lidhje me denoncimin e bërë më datë 07.08.2017 në Komisariatin e Policisë nr 6 në Kombinat, - njoftoi Policia e Tiranës, - nga një shtetase për largimin nga banesa më datë 6.08.2017 e dy fëmijëve të saj të mitur, E.M., 12 vjeç, dhe F.M., 10 vjeç, ju informojmë se të dy fëmjët janë gjetur para 30 minutash në rrugët e Bllokut, Tiranë, në gjendje shëndetësore të mirë dhe tashmë ndodhen me mamanë e tyre."