VIDEO/ Përbindëshi! Ndihmës infermieri filmohet duke goditur me shkelma, gruan shtatzënë

Një video skandal është përhapur gjerësisht në internet ku shfaqet një ndihmësinfermier tek godet me shkelm në bark, një grua shtatzënë. “Daily Mail” shkruan se incidenti u kap nga kamerat e sigurisë në një spital në qytetin e Valparaisos, në bregun e Kilit Qendror.

Ndihmës infermieri dhe gruaja, infermiere që punon në spital dhe që është shtatzënë, janë filmuar teksa debatojnë me njëri-tjetrin në korridor.

Por më pas grindja e tyre është përshkallëzuar dhe burri e godet atë me shkelm në stomak. Sipas “Daily Mail”, sherri mes tyre ka zgjatur 3 minuta derisa kanë ndërhyrë rojet e sigurisë së spitalit.