Numërohen 60% e votave për deputetë, këta janë më të votuarit në VV, PDK e LDK
Mbi 60 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 534 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.
Kreu i VV’së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e ka kaluar shifrën prej 208 mijë votash. Ai pasohet nga Glauk Konjufca që numëron mbi 162 mijë vota deri tani.
Lista vazhdon me Albulena Haxhiun, Hekuran Muratin dhe Donika Gërvallën.
Kreu i PDK’së, Bedri Hamza ka rreth mbi 96 mijë vota.
Pas tij vjen Arian Tahiri me rreth 45 mijë vota, pasuar nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.
Tek LDK, në krye të listës është Lumir Abdixhiku me mbi 46 mijë vota.
Hykmete Bajrami renditet menjëherë pas tij me gati 29 mijë vota, e ndjekur nga Ukë Rugova, Doarsa Kica Xhelili dhe Avdullah Hoti.
Lista vazhdon me Besnik Tahirin, Bekë Berishën dhe Agim Çekun.