VIDEO/ Zeneli: Pesë shkrimet e mendimit kritik në syri.net që çmontuan narkoshtetin dhe parashikuan rënien institucionale

Në një analizë të thelluar të opinioneve më me ndikim të vitit, janë përzgjedhur pesë shkrime të publikuara në Syri.net, të cilat ofrojnë një pasqyrë kritike dhe demaskuese të realitetit politik dhe shoqëror në Shqipëri.

Sipas redaktorit të syri.net Ardit Zeneli, i ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, nën moderimin e Adi Krastës, këto artikuj, të shkruar nga figura të njohura publike, ambasadorë, gazetarë dhe ish-zyrtarë, vënë në pah kalbëzimin e sistemit, kapjen e shtetit dhe sfidat me të cilat përballet demokracia.

Në krye të listës sipas Zenelit qëndron shkrimi i gazetares Sonila Meço, me titull “Kufiri i fundmë i një sistemi, boll me heronjtë”. Meço argumenton kundër tendencës për ta personalizuar krizën politike, duke e reduktuar atë në një betejë mes heronjsh dhe fajtorësh. Sipas saj, problemi themelor nuk qëndron tek individët, por tek institucionet e dobëta. Ajo thekson se veprimi i drejtësisë së re nuk buron nga një guxim i papritur moral, por nga fakti se sistemi politik ka humbur mekanizmat e vjetër të vetëmbrojtjes dhe ndodhet nën presion ndërkombëtar. Kriza aktuale, sipas autores, është shenjë se modeli i qeverisjes, i rënduar nga korrupsioni dhe centralizimi i pushtetit, ka arritur kufijtë e tij funksionalë.

Në vendin e dytë redaktori shprehet se renditet politologu Ilir Kalemaj me artikullin “Vit Sfidues”. Kalemaj ofron një analizë gjithëpërfshirëse të vitit politik, duke e përshkruar Shqipërinë si një shtet të kapur nga korrupsioni sistemik i ndërthurur me krimin e organizuar. Analiza e tij sipas Zenelit shtrihet edhe në rajon, ku e sheh Kosovën si një demokraci më funksionale, ndërsa përmend edhe sfidat e Maqedonisë së Veriut dhe kontekstin e konflikteve globale.

Redaktori Zeneli shprehet se publicisti Kim Mehmeti, me shkrimin provokues “Rilindja e piktorit si shkollë për trajnimin praktik të hajdutëve”, zë vendin e tretë. Ai e përshkruan partinë në pushtet si një strukturë ku privilegji politik lidhet drejtpërdrejt me vjedhjen, duke iu referuar numrit të lartë të zyrtarëve të arrestuar. Mehmeti ngre pyetje shqetësuese mbi faktin se si mbështetja për liderin duket se rritet paralelisht me skandalet, duke sugjeruar se një pjesë e shoqërisë ka pranuar ose preferon një shtet të drejtuar nga të korruptuarit.

Zeneli më tej tregon se një zë kritik nga brenda së majtës vjen nga ish-zëvendësministrja Irena Beqiri, e cila akuzon drejtpërdrejt mazhorancën për dështim moral dhe politik. Duke iu referuar skandaleve të fundit, ajo argumenton se kalbëzimi brenda mazhorancës ka bërë të pashmangshme përplasjen me drejtësinë që vetë ajo e premtoi. Beqiri kritikon heshtjen dhe konformizmin brenda partisë ndaj figurave drejtuese të paafta dhe të korruptuara.

Zeneli e përmbyll listën me artikullin e ambasadorit Agim Nesho, “Kalorësia po vjen”. Nesho analizon fenomenin e liderëve populistë në vendet me demokraci të brishtë, duke vendosur kryeministrin Rama në një linjë me figura si Chavez, Maduro e Duterte. Sipas tij, këta liderë përdorin propagandën dhe premtimet për rilindje kombëtare për të legjitimuar pushtetin, ndërkohë që në praktikë prodhojnë varfëri, autokraci dhe kapje të shtetit.

Zeneli:

Faleminderit Adi për ftesën edhe që në fillim duhet të ndalem te kjo pjesë që the te ftesat për këta aktorët e tjerë pro-opozitë në këtë rast. E para njëherë nuk afrohen, po edhe po të afrohen nuk kanë vend tek syri.net edhe te Syri, nuk e gjejnë veten tek ne ata. Kanë një tjetër problem. Atëherë duke parë vitin 2025, viti 2025 ka qenë një vit dinamik, qoftë edhe nga zhvillimet e brendshme politike apo edhe zhvillimet e jashtme, duke filluar që nga janari i 2025-ës kur u betua presidenti Trump në shtëpinë e bardhë si presidenti i 47 i SHBA-së.

Duke ardhur pastaj me farcën zgjedhore që kemi pasur në 11 maj në Shqipëri. Kaluan ato pushimet ashtu si kaluan, u kthye vjeshta me qeverinë e re dhe me skandalet e reja të cilat me thënë të drejtën na kanë kapur pak në befasi, jo për faktin se nuk e dinim, po për faktin sepse ato dolën, u botuan edhe pati reagim. Tani, juve e sqaruat edhe më herët shumë saktë pjesën që intelektualët ishte shumë e nevojshme që të shkruajnë, që të shprehen, që të orientojnë diçka apo të informojnë publikun aty ku ka censurë.

Edhe siç është dhe fjala e vjetër që fjalët i merr era, ajo që shkruhet mbetet. Pra verba volant, scripta manent edhe në këtë rast ne te Syri.net këtë gjë bëjmë, i kemi aty se kush është, kush janë shkrimet që dominojnë.

Në këtë rast kemi zgjedhur që ta nisim me pesë shkrimet ish-ambasadorin Agim Nesho, 'Kavaleria po vjen' është opedi i ambasadorit të Neshos, siç e kemi këtu. Kjo duhet thënë faktikisht që ky shkrim ka ardhur pak para sesa ambasadori Nesho të bënte dhe shkrimin tjetër në Fox News, RamaDuro, që pati dhe ai një jehonë goxha të madhe.

Po duke iu referuar shkrimit tek Kavaleria po vjen, ambasadori analizon fenomenin e liderëve populistë në vendet me traditë të dobët demokratike, duke argumentuar keqpërdorimin e pushtetit, deformimin e meritokracisë, personalizimin e qeverisjes, të cilat çojnë kapjen e institucioneve dhe regres demokratik. Përmes shembujve që i ka krahasuar si Chavez, Maduro, Duterte edhe Ramën ka futur në këtë grup.

Nesho pohon se këto liderë përdorin ideologjinë, propagandën, premtimet për rilindje kombëtare për të legjitimuar pushtetin e tyre, ndërsa në praktikë prodhojnë varfëri, autokraci, kontroll mediash dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Në fund të shkrimit, ambasadori shkruan, fokusohet dhe te roli i SHBA-ve dhe interesave të tyre të sigurisë kombëtare, duke duke theksuar dy shqetësime kryesore, që janë shpërdorimi i fondeve amerikane financuar nga USAID-i, që edhe këtu në Shqipëri ajo bëri bujë, ishte një shifër e frikshme që janë keqpërdorur gjatë njëzet e kusur viteve në Shqipëri nga USAID-i.

Si dhe goditja e opozitës dhe duke konsoliduar pushtetin personal të Ramës në këtë rast që ka qenë, ka qenë kryeministër. Në këtë rast gjithashtu argumenton dhe elementët që mund të nxisin veprim konkret të administratës amerikane dhe e sheh këtë si një sfidë dhe mundësi për opozitën, duke sugjeruar se presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare pritet të rritet në të ardhmen. Edhe kjo gjë e tillë ka ndodhur faktikisht dhe profesori, ambasadori e ka bërë një parashikim të saktë në këtë pjesë.

Në vend të katërt kemi vendosur Irena Beqirin, ish-zëvendësministren.

Sepse fati i saj në qeverisjen e narkoregjimin e Ramës nuk e pati të gjatë, pati një periudhë të shkurtër ku ajo e kuptoi me sa duket edhe u distancua totalisht nga ajo qeveri kriminale. Dhe këtë shkrimin e Irenës është një reagim faktikisht që lidhet me zhvillimet e fundit edhe me rastin Balluku dhe thotë çfarë turpi thotë, fundi juaj i shëmtuar, nuk duheshin 16.000 faqe por vetëm 10 do mjaftonin, duke ju referuar edhe përgjimeve, edhe edhe  vizitave.

Në këtë shkrim zonja Beqiraj, është një shkrim akuzë i drejtpërdrejtë ndaj mazhorancës, duke theksuar se nuk nevojiten mijëra faqe për të kuptuar dështimin moral dhe politik, por vetëm pak vullnet për të parë realitetin. Dhe kjo është e vërteta në këtë rast. Gjithashtu argumenton se mosveprimi dhe fshehja pas justifikimeve kanë përhapur kalbëzimin brenda së majtës, duke bërë të pashmangshme përplasjen me drejtësinë që vetë mazhoranca kishte premtuar. Në thelb të kritikës së zonjës Beqiri qëndron fakti se figura drejtuese njiheshin prej kohësh si të pakualifikuar, si rasti i zonjës Balluku për shembull, të paqëndrueshme dhe të përqëndruar vetëm te e vetja, individualist, por megjithatë askush nuk guxoi t'i sfidonte. I referohet pjesës së brendshme të mazhorancës. Deputetët dhe funksionarët sipas saj zgjodhën të bindjen, kompromisin, miratimin mekanik të politikave dhe gënjeshtrave duke refuzuar për të përdorëshin nga pushteti dhe ndikimin që ishte besuar për të mbrojtur institucionet dhe jo interesin publik.

Në këtë rast në përfundim, gjithashtu e quan mazhorancën si një elitë politike të frikësuar, të trajnuar jo për t'u udhëhequr por për të optimizuar fitoret elektorale. Pra një,  një interes personal, të drejtpërdrejtë, jo një interes kombëtar në këtë rast siç duhet të ishte një qeveri. Si edhe respektimi i parimeve dhe i së vërtetës shihet tepër i kushtueshëm për mazhorancën në këtë rast, ndërsa politika shndërrohet në një hapësirë ku karakteri sfidohet për pushtet dhe konformizëm.

Në vend të tretë jemi ndalur pak tek shkrimtari dhe publicisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Kim Mehmeti, i cili me thënë të drejtën dhe ai ka reaguar pothuajse në kohezion gjatë gjithë kohës ka pasur reagime. Duke iu referuar shkrimit, "Rilindja e piktorit si shkollë për trajnimin praktik të hajdutëve". Edhe këtu Mehmeti, duke u nisur dhe nga numri i funksionarëve të arrestuar të lartë që ka pasur qeveria, mazhoranca e Edi Ramës, akuzuar për korrupsion, ai e shikon Rilindjen si një strukturë ku privilegji politik lidhet drejtpërdrejt me hajdutërinë.

Edhe në këtë sens ironizon se sa më shumë figura të kësaj force politike përfundojnë në hetim apo në burg, aq më shumë rritet dhe mbështetja për liderin e saj. Një gjë që çka ngritur pikëpyetje shqetësuese thotë zoti Mehmeti në këtë rast. Nëse një pjesë e shoqërisë shqiptare pranon apo dhe preferon që shteti të drejtohet nga të korruptuarit. Deri në këtë lloj absurdi ka shkuar kjo.

Në përfundim Mehmeti e përshkruan Shqipërinë si një vend i sunduar nga hajdutët, ku pasurimi i politikanëve kontraston ashpër me varfërinë dhe pasigurinë e qytetarëve. Kjo pabarazi dhe mungesë e drejtësisë shoqërore, krijon një realitet të dhunshëm dhe të degraduar  ku vrasjet, se edhe situata e vrasjeve dhe e krimit është shumë e rëndë në Shqipëri, ku bëhen më të shpeshta sesa festat tona dhe shoqëria lihet pa mbrojtje reale nga shteti, ku shteti është inekzistent.

Në vendin e dytë kemi kaluar me politologun edhe pedagogun Ilir Kalemaj. Një mori shkrimesh goxha të arrira të zotit Kalemaj, e kemi "Vit Sfidues". Në këtë artikull kemi zgjedhur Kalemaj pasi i është referuar gjithë vitit që e lamë pas, në aspektin e krizave të tilla demokratike dhe institucionale që veçanërisht në vendin tonë ku korrupsioni sistemik i ndërthurur me krimin e organizuar ka prodhuar një situatë ku shteti është i kapur dhe degradimi i standarteve demokratike është në pikën më të ulët.

Gjithashtu Kalemaj nuk i referohet vetëm Shqipërisë por bën një analizë edhe duke u bazuar dhe tek rajoni, si te Kosova e cila e sheh si më, një demokraci shumë funksionale ku mbas zgjedhjeve të fundit pritet që të ketë edhe një zhbllokim të ngërçit institucional, në Kosovë të formohet qeveria dhe të gjitha me radhë, pra e sheh diçka më mirë. Gjithashtu kemi dhe Maqedoninë e Veriut, i referohet dhe Maqedonisë së Veriut, duke e specifikuar pjesën e kushtëzimeve në aspektin bullgar që i ka vendosur disa penalizime. Gjithashtu i referohet edhe konflikteve botërore, si ishte konflikti i Gazës, që e shikon edhe luftën Rusi-Ukrainë, domethënë është kjo luftë që ka dominuar skemën botërore nëpërmjet përpjekjeve të reja diplomatike, të udhëhequr dhe nga SHBA-ja për një armëpushim të mundshëm.

Në vendin e parë kemi gazetaren edhe moderatoren Sonila Meço, e cila përveç se prezencës së saj në median vizuale, në emisionin Task Force në Syri TV, ka edhe një penë shumë të ndjerë, shumë të hollë, deri diku është poetike për opinionin edhe për problematikat reale që Shqipëria, shoqëria shqiptare ka, po kalon. Një nga shkrimet e shumta kemi zgjedhur diçka tek i fundit, afër të fundit, është "Kufiri i fundmë i një sistemi, boll me heronjtë". Në këtë rast Sonila argumenton se ekziston një tundim i gabuar thotë për ta shpjeguar krizën aktuale politike si dramë individësh, duke e reduktuar gjithçka në konflikte personale dhe figura heronjsh apo fajtorësh.

Ky lexim moral thotë vjen sepse mungon një lexim institucional. Në Shqipëri institucionet kanë qenë tradicionalisht të dobëta dhe më pak të rëndësishme se individët që i drejtonin. Kjo krijon iluzionin se drejtësia po shndërrohet papritur në një aktor moral të pavarur, ku në realitet ajo po vepron më shumë sepse politika ka humbur mekanizmat e vjetër të vetëmbrojtjes dhe partnerët ndërkombëtarë kanë ushtruar presion.

Autorja thekson këtu se drejtësia e re mbetet e formuar nga e njëjta kulturë varësie, patronazhimi dhe frike, e ngarkuar me probleme strukturore si veting i kontestuar, mungesa e kapaciteteve dhe stoku i madh i dosjeve. Gjithashtu  e shikon si arbitër moral të Republikës është, është kjo është paqja e rrezikshme sa ta shohesh si instrument politik këtë lloj situate. Gjithashtu kriza e pushtetit sipas Meços nuk buron nga guximi i drejtësisë por nga frika se modeli i qeverisjes ka arritur kufijtë e vetëfunksionalitetit, i rënduar nga korrupsioni, kriminalizimi i ekonomisë, centralizimi i pushtetit, patronazhimi dhe degradimi social.