Real Madrid-Man.United, UEFA: Ndeshja do të ndërpritet dy herë...

Sot në orën 20:45 Real Madrid do të luajë përballë Manchester United në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës.

Sipas rregullores së UEFA-s ndeshja gjatë 90 minutave do të ndërpritet dy herë me qëllim që lojtarët të freskohen nga temperaturat e larta.

Loja pritet të ndërpritet në minutën e 30’ dhe në 60’.

Ky rregull do të zbatohet nëse në terren temperaturat nuk zbresin nën 30 gradë para fillimit të ndeshjes.