Rama për tre orë ju qurravitet Lindave: Aman mos flisni!
Nga Petrit Vasili
Tre orë konferencë shtypi që përmblidhet vetëm në një frazë: Aman mos flisni.
Krenar për AKSH që nuk punon, me e-Albania në kolaps total, Rama thuri elegji për Linda Karçanaj.
Halli i Ramës është i madh, se përmes AKSH zjarri ka hyrë tek oborri i shtëpisë.
Halli i vetëm i Ramës është që në kushtet e një diskreditimi ekstrem dhe të vjedhjes kolosale të provuar, Rama qurravitet që personazhet të mos flasin që ai të mos ta haje.
Rama e kupton që nuk tremb dot më asnjëri dhe është bunkerizuar në krahun e antiligjit dhe kundër shtetit ligjor dhe pengimit të dhunshëm politikomafioz të drejtësisë.
Sot çdo shqiptar ka dëgjuar aq shumë dhe e ka shumë të qartë se Rama dhe qeveria janë një bandë hajdutësh që kanë grirë dhe grijne qindra e qindra miliona euro.
Tani ligji dhe antiligji janë përballë në betejën më të ashpër të parë ndonjëherë.
Antiligji, i përfaqësuar nga Rama, mbron miliardat e vjedhura dhe narkopushtetin dhe refuzon të përballet me drejtësinë sepse nuk ka si të mbrohet se vjedhja është lakuriq.
Rama nuk ka asnjë merak për LINDAT, por ka vetëm merak që për herë të parë gojet e tyre i duhen të mbyllen më shumë se kurrë.